Murati: Ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287,684 pensionistë

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 17:08
Murati: Ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287,684 pensionistë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dekaruar se sot kanë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për të gjithë pensionistët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Murati ka thënë se shtesat janë ekzekutuar për pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionet për aftësi të kufizuara, pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë dhe pensionet e parakohshme për ata që marrin më pak se 500 euro.

“Ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287,684 pensionistë”, thuhet në njoftimin e Muratit.

(Kosova Sot Online)