Arrestohet 21 vjeçari që e goditi policin e Kosovës me Golf 2

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 17:53
Arrestohet 21 vjeçari që e goditi policin e Kosovës me Golf 2

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për rastin e ndodhur më 25 dhjetor, kur i dyshuari A.G i lindur në vitin 2002 nuk ka përfillur urdhrin e Policit të trafikut dhe e ka goditur të njëjtin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që zyrtari policor ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Policia ka treguar se pas një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari. Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

 Arrestohet i dyshuari për vepër penale                    

  “Vrasje nё tentativë”

Pejë, 26 dhjetor 2023

Më datë 25 dhjetor 2023 rreth orës 18:05, Patrulla e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, e cila   ishte në pikë kontrolli në fshatin Ozdrim – Pejë, pasi e kishte sinjalizuar për ndalim veturën Golf 2 i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e policit duke vazhduar me të njëjtën shpejtësi me ç’rast e godet ZP. duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjerë sa ZP është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Policia menjëherë është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas pakë kohesh ka arritur ta gjejë veturën e braktisur.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur  dëshmi si dhe është   sekuestruar automjeti i të dyshuarit

• A. G.   i lindur  me 2002.

Pas  një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.

Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)