Ja sa kamera ilegale largohen nga policia në veri

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 18:21
Ja sa kamera ilegale largohen nga policia në veri

 Policia e Kosovës ka bërë largimin e 6 kamerave në Zubin Potok, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, tha se sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën vetëm Policia e Kosovës. Prandaj “në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi larguar nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera”, tha Elshani.

Ai tha se “nga Mitrovica Veriore këtë vit janë larguar  38 kamera”.

(Kosova Sot Online)