Arrestohet shefi i policisë së burgut

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 19:17
Arrestohet shefi i policisë së burgut

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit më herët prej vitesh. Ai është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.

Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit. Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin. 

(Kosova Sot Online)