Vjen deklarata nga BE: Tashmë kryeministri Albin Kurti mund të japë komentet dhe sugjerimet për Draftin

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 20:30
Vjen deklarata nga BE: Tashmë kryeministri Albin Kurti mund të japë komentet dhe sugjerimet për Draftin

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali, ka deklaruar se drafti i Bashkimit Evropian paraqet “mënyrën moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e pakicave”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tutje ka thënë se BE dhe partnerët besojnë që Drafti i BE është mënyra më e mirë për të adresuar ndjeshmëritë e të dy palëve dhe që presin që palët të vazhdojnë diskutimet mbi bazën e Draftit të BE-së.

Masrali ka thënë se Kosova e ka pasur mundësinë ta shkruaj Draftin që nga viti 2013 dhe se tashmë kryeministri Kurti mund të japë komentet dhe sugjerimet për Draftin.

Siç e kemi thënë shumë herë më parë, projekt-statuti evropian, i cili i është paraqitur kryeministrit Kurti më 21 tetor nga emisari Lajcak dhe këshilltarët kryesorë diplomatikë të presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit italian, së bashku me emisarin Escobar të SHBA-së, paraqet një mënyrë moderne evropiane se si të trajtohet çështja e ndjeshme e mbrojtjes së pakicave. BE-ja dhe partnerët e saj besojnë se është mënyra më e mirë e mundshme për të adresuar ndjeshmëritë e të dyja palëve. Ne presim që të dyja palët të vazhdojnë diskutimet mbi bazën e këtij drafti. Kosova ka pasur mundësinë që në 10 vitet e fundit të paraqesë një propozim për ASM", ka theksuar ajo.

(Kosova Sot Online)