Ja kush thotë: 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 21:15
Ja kush thotë: 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar

Gjergj Bojaxhi, bashke drejtuesi i projektit “Rrënjet” ka folur edhe për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera. Në mesin e tyre edhe serbët.

AI ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai

(Kosova Sot Online)