E zbulon Bojaxhi: Në Shqipëri lidhja me sllavët më e fortë se në Kosovë

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 21:35
E zbulon Bojaxhi: Në Shqipëri lidhja me sllavët më e fortë se në Kosovë

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet” ka deklaruar se kosovarët kanë lidhje më të madhe gjenetike me ilirët, ndër shqiptarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se kosovarët kanë linja ilire që kryesisht janë dardane dhe me përqindje shkojnë deri në 80%.

Sipas tij, Kosova ka përqindjen më të ulët sllave në Ballkan, “me 15%”, tha Bojaxhi.

“Sidomos Shqipëria e Jugut dhe juglindja, sa më afër i afrohesh kufirit me Greqinë, pjesa më e poshtme e Shqipërisë është përqindja më e lartë sllave ndër shqiptarët, asnjëherë nuk janë shumicë janë diku 30% te zona e Korçës”, u shpreh ai.

Sa i përket lidhjes me sllavët në Kosovë, ai tha “nuk janë pjesë e fiseve të mëdha, fiset e mëdha në Kosovë janë linja me origjinë nga ilirët ose dardanët”.

(Kosova Sot Online)