Bojaxhi del me pistë: Shqiptarët e kanë origjinën nga jo më shumë se 20 burra ilirë e dardanë

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 22:00
Bojaxhi del me pistë: Shqiptarët e kanë origjinën nga jo më shumë se 20 burra ilirë e dardanë

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet”  ka deklaruar se kosovarët kanë lidhje më të madhe gjenetike me ilirët, ndër shqiptarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se nga një grup i vogël i Ilirëve dhe Dardanëve që kanë mbijetuar është rikrijuar popullata.

“Në qoftëse thash 80% e shqiptarëve sot në Kosovë e kanë origjinën nga linjat ilire, nëqoftëse shkojmë mbrapsht rreth 1400 vjet, 80% e këtij 80përqindëshi e ka origjinën e jo më shumë sesa 20 meshkujve”, tha ai në Pressing.

“Popullata shqiptare kanë një homogjenitet shumë të lartë gjenetik”, tha ai.

“Kosova është e përbërë gjysma nga linja Dardane që kanë qenë gjithmonë në Kosovë dhe nuk kanë lëvizur. Dhe gjysma tjetër që janë linja dardane të ardhura nga malësitë e Shqipërisë dhe mbasi krijuan sistemin fisnor janë rizbritur në Kosovë”, u shpreh Bojaxhi.

(Kosova Sot Online)