Hamiti vlerëson se Qeveria Kurti është 'shkelëse serike e Kushtetutës'

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 22:42
Hamiti vlerëson se Qeveria Kurti është 'shkelëse serike e Kushtetutës'

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, vlerëson se Qeveria Kurti është “shkelëse serike e Kushtetutës?”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai qeverisjen Kurti e ka quajtur regjim, që sipas tij do të zgjatë deri në 2024.

Reagimi i tij i plotë:

Qeveria e Ndryshimit

Shkelëse serike e Kushtetutës!

Kosova nën sanksione ndërkombëtare të miqve dhe aleatëve historikë! Për herë të parë në historinë e vet.

Rritje e shkallës së varfërisë së qytetarëve të Kosovës për 16%!

A po mburret Albin Kurti me këto arritje kur po thotë se të tjerët as në ëndërr nuk mund t’i shohin këto rezultate të tij?

Nëse ju pëlqen ky ndryshim do ta keni edhe një vit, më 2024.

Regjimi i ri 3-vjeçar i VV-së #KREJTdheDREJT

(Kosova Sot Online)