Në Kaçanik 21 vjeçari dyshohet se është vetplagosur me pistoletë

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 09:50
Në Kaçanik 21 vjeçari dyshohet se është vetplagosur me pistoletë

Një 21-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur në Kaçanik, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia në Kaçanik kishte marrë informata se një person ka kërkuar ndihmë mjekësor në Emergjencën në Ferizaj e më pas ishte dërguar në QKUK, mirëpo tash është jashtë rrezikut për jetë.

“Stacioni i policisë në Kaçanik rreth orës 02:00 nga Shtëpia e Shëndetit në Kaçanik ka pranuar një informatë, se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore nga lëndimet që kishte pësuar nga arma e zjarrit, i cili më pas ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.”

Nga hetimet e para dyshohet se 21 vjeçari, A.B, është vetplagosur me pistoletë në shtëpinë e tij në rrugën “Mejdi Dalloshi”.

“Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Nga hetimet e para dyshohet se personi A.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar në shtëpinë e tij në rrugën ‘’Mejdi Dalloshi’’ në Kaçanik me armën e zjarrit ( pistoletë ) ishte vetë plagosur.”

Është konfiskuar arma, 3 fishekë dhe një gëzhojë.

“Arma e zjarrit dhe 3 fishkë janë konfiskuar, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe një gëzhojë. Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës””, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)