Ngjarje e rëndë në fshatin Goriçaj: Vdes 77-vjeçari, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 11:17
Ngjarje e rëndë në fshatin Goriçaj: Vdes 77-vjeçari, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 77-vjeçar është mbytur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se shtetasi S.B, është vetëhedhur në kanal.

Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat.

Njoftimi i policisë:

“Divjakë/Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur. Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)