Maqedonci dekoron komandantin e FSK-së me medalje

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 12:54
Maqedonci dekoron komandantin e FSK-së me medalje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka dekoruar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jasharin, me medaljen “Shërbim të Shquar”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci tha se kjo u bë në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar të Jasharit, në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

“përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së”, tha Maqedonci.

(Kosova Sot Online)