Lehtësohet procesi i marrjes së shtetësisë së Kosovës

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 13:32
Lehtësohet procesi i marrjes së shtetësisë së Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky Projektligj është një kornizë ligjore që synon të rrisë efikasitetin, transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e proceseve tona të shtetësisë.

Ai është shprehur se ky ligj, në veçanti lehtëson fitimin e shtetësisë të personave me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë që shumë vite në Kosovë.

(Kosova Sot Online)