Gërvalla: Aleatët e kanë kuptuar se Vuçiqi e Putini janë të gatshëm për luftë

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 15:44
Gërvalla: Aleatët e kanë kuptuar se Vuçiqi e Putini janë të gatshëm për luftë

Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla tha se aleatët dhe partnerët e Kosovës e kanë kuptuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin “janë të gatshëm për çdo eskalim, përfshirë edhe luftën”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kryeministri vuri në pah sfidat në veriun e vendit. Mendoj se edhe aleatët dhe partnerët tanë e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim, përfshirë edhe luftën”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme tha se nuk duhet të përkëdhelet Vuçiqi, duke kërkuar nga Perëndimi veprime të shpejta dhe efikase.

“Prandaj, strategjia për zmbrapsjen e tyre nuk mund të jetë përkdhelja dhe ledhatimi, por vendosmëria për ta mbrojtur paqen. Fatkeqsisht, është humbur shumë kohë me përpjekje të dëshmuara si të dështuara. Aq më e rëndësishme është tani që gjuha e Perëndimit ndaj hegjemonizmit serb të jetë e qartë dhe veprimet të jenë të shpejta dhe efikase”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)