Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 17:00
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Dy ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, iu është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vendimi është marrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, për dy ish-krerët shtetërorë.

Ndonëse Paneli ka thënë se se Thaçi e Veseli nuk ka prova të mjaftueshme se mund t’i ikin drejtësisë, ekziston rreziku që ata ta pengojnë atë.

Në parashtresën e publikuar thuhet se mbrojtja ka mundësi ta apelojë vendimin jo më larg sesa 4 janari i vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)