Punëtorëve të KEK-ut u rriten pagat dhe marrin bonuse nga 300 euro për fundvit

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 18:11
Punëtorëve të KEK-ut u rriten pagat dhe marrin bonuse nga 300 euro për fundvit

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas bisedimeve të vazhdueshme me menaxhmentin e KEK-ut, është arritur përparim i rëndësishëm në rrugën drejt një kompensimi më të drejtë për punën që bëjnë punonjësit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kësaj sindikate, bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari.

“Bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari. Në kuptimin tonë, megjithatë, kjo nuk përmbush plotësisht pritjet tona. Mirëpo i rezultat i këtij realizimi të pjesërishëm protesta e paraparë për datën 28.12.2023, me vendim të Kryesisë anulohet”, ka shkruar kjo sindikatë në Facebook.

“Ne vazhdojmë të përkushtohemi për qëllimet tona dhe inkurajojmë mbështetjen tuaj në këtë fazë të negociatave. Bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto momente”, ka shtuar sindikata.

(Kosova Sot Online)