Mehaj: Anëtarësimi i ynë në NATO, do e përmbyll një herë e përgjithmonë problemin me Serbinë

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 08:23
Mehaj: Anëtarësimi i ynë në NATO, do e përmbyll një herë e përgjithmonë problemin me Serbinë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, derisa ka përmendur disa nga të arritur e kësaj ministrie gjatë mandatit të tij, ka thënë se Kosova e ka vendin në NATO, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mehaj ka thënë se anëtarësim në NATO do ta përmbyllte përgjithmonë problemin me Serbinë.

Mehaj ka thënë se faktori ndërkombëtarë duhet të reagojë me ashpër ndaj Serbisë.

Mehaj ka shkruar se NATO është shtëpia e jonë e përbashkët me SHBA-të dhe aleatët tjerë.

Postimi i plotë:

Gjatë mandatit të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ndër punët tona kryesore ka qenë heqja e numrit të kufizuar të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë e arritëm me koordinimin e plotë me gjithë partnerët edhe me gjitha partitë që e dojnë ushtrinë e Kosovës. Kjo është bërë me qëllim që numri i ushtarëve të rritët dhe kjo të bëhet për sigurinë dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës sonë.

Fryma e ndryshimit dhe avancimit të Forcës sonë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka qenë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve shtet me shtet, kjo për shkak se efikasiteti, siguria e respektimit të tyre është me madhe për Kosovën edhe shtetet partnere të NATO-së.

Ndër të arriturat tjera është edhe futja e lëndës së Edukatës për Siguri, praktikë kjo e cila është marrë nga shtetet skandinave, praktika këto që janë treguar të suksesshme për të rinjtë.

Gjatë mandatit tonë është punuar edhe në konceptin e Rezervës vullnetare, i cila si dokument në tërësin e tij i është lënë pasardhësit tim në detyrën e Ministrit. Këtë ide e kam marrë nga përvoja e shteteve baltike e vendet tjera. E veçanta e kësaj Rezerve është së edhe diaspora e jonë që kanë dy shtetesi, mund të angazhohet nga 10 deri 12 ditë në vit. Këtë propozim e kam paraqitur edhe pranë Komisioneve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2022. Ku kam thënë se Kosova duhet ti ketë 20.000 pjesëtar rezervist-vullnetar sipas nevojës shtetërore.

Për idenë e shërbimit të obligueshëm ushtarak në Kosovë, nuk pranohet nga shtetet partnere në këtë fazë dhe nuk i përshtatet Kosovës në vitet në vijim. Do me thënë se na duhet me ju përmbajt planit siç është hartuar me shtete partnere deri në anëtarsimin në NATO, pikë. Mos të humbim më kohë me fjalë të kota, por të punojmë për mirëqenie, shkollime, armatime shtesë, sigurime shëndetësore, sigurime jetike, paga, shtesa për tranijnime në terren e të tjera. Kazerma moderne siq i kemi hartuar edhe ato plane e janë të gatqme.

Andaj, shumë ligje, akte nënligjore, e mbi të gjitha buxheti, blerja e armatimit më modernë, i cili i tejkalon pritjet e publikut dhe strategjitë shtetërore për mbrojtje dhe siguri e kanë përmbushur obligimin që Kosova të jetë pjese e NATO-së, aleancës me të fuqishme të botës demokratike. Këtë e kemi treguar qysh arritet me punë dhe përkushtim e jo me fjalë. Veç duhet përmbajt në vijat të cilat i kemi lenë dhe të mos anashkalohen.

Kosova e ka vendin në NATO.

NATO është shtëpia e jonë e përbashkët me SHBA-të dhe aleatët tjerë.

Anëtarësimi i ynë në NATO, do e përmbyll një herë e përgjithmonë problemin me Serbinë aleatin satelit të Rusisë në Ballkan. Ushtria është art, andaj së pari duhet të kesh shkollim adekuate, të kuptosh, të dish, ta duash me punë dhe perkushtim maksimal, e jo me fjalë të korridoreve apo të kafeneve.

Asnjë luftë nuk luftohet e as nuk fitohet pa partner sot e përjetë. Kjo është e vërteta. Fokus i Kosovës në vitet në vijim: përfundimi i gjitha obligimeve, sepse uniforma është e shenjtë dhe këtë duhet ruajtur me çdo kusht.

Krahas uniformës së ushtrisë, uniformë e shenjtë është edhe ajo e policisë, të cilat janë pasardhëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faktori ndërkombëtarë duhet të reagojë me ashpër ndaj Serbisë. Këtë jemi ende në pritje të gjithë? Për të larguar Serbinë përfundimisht nga hapa jo demokratike e kercnuse, duhet hapa konkret, nje opcion nderkombtar do të ishte tërheqja e fabrikave të investuara në Serbi dhe transferimi i tyre në Kosovë. Por këtë nuk po e bën Evropa ende. Ky është një propozim konkret i imi.

Hapja e fabrikave dhe punësimi i të rinjve në Kosovë, kjo do të mund të ndalon emigrimin.

Një rol kyq në hapjen e fabrikave në Kosovë, mund të luaj edhe diaspora, e cila është aset i rëndësishëm ekonomik i Kosovës. Dhe potenciali i ynë vendor dhe impulsi i diaspores do të mund të arrijë suksese të mrekullueshme dhe Kosovën tonë të e bëjmë sikur shtet Europiane deri në 2030.

(Kosova Sot Online)