Ishte duke pastruar pistoletën, vetëplagoset një person në Kaçanik

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 10:41
Ishte duke pastruar pistoletën, vetëplagoset një person në Kaçanik

Një burrë në Kaçanik dyshohet se gjatë pastrimit të pistoletës nga pakujdesia ka plagosur veten në këmbë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar tretman në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën.

“Kaçanik, 27.12.2023-02:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën, i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë. Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QE-Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

(Kosova Sot Online)