Një 34 vjeçare gjendet e vdekur në Graçanicë, nisin hetimet

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 11:12
Një 34 vjeçare gjendet e vdekur në Graçanicë, nisin hetimet

Një 34-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Graçanicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”

(Kosova Sot Online)