Prizren: Vidhen 20 mijë euro dhe stoli ari në një shtëpi

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 11:17
Prizren: Vidhen 20 mijë euro dhe stoli ari në një shtëpi

Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar se dje dikush ka hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas të ankuares ngjarja ka ndodhur derisa ajo nuk ka qenë në shtëpi, ku person-a të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpi.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

E RËNDË- Fsh. Krajk- Prizren 27.12.2023-19:00-022:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)