Hoxha: Siguria gjatë vitit 2023 ka qenë e qetë, përveç në pjesën veriore të Kosovës ku rendi dhe siguria ka qenë e cenuar

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 12:36
Hoxha: Siguria gjatë vitit 2023 ka qenë  e qetë, përveç në pjesën veriore të Kosovës ku rendi dhe siguria ka qenë e cenuar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë sot se situata e sigurisë në Kosovë gjatë vitit 2023 ka qenë përgjithësisht e qetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoxha shtoi se në pjesën veriore të vendit siguria ka qenë e cenuar dhe e brishtë pas sulmeve kërcënimeve të vazhdueshme nga serbët.

“Mund të vlerësojë që situata e sigurisë gjatë vitit 2023 ka qenë përgjithësisht e qetë, përveç në pjesën veriore të Kosovës ku rendi dhe siguria ka qenë e cenuar dhe ka qenë e brishtë nga sulmet, kërcënimet e grupeve kriminale, terroriste në atë pjesë që kanë qenë të motivuara nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)