87 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje në vitin 2023

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 13:04
87 zyrtarë policorë  dhanë dorëheqje në vitin 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar se 87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Policinë e Kosovës këtë vit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Hoxha tha se këtë vit ka pasur një rritje të vogël të dorëheqjes, duke thënë se është një trend që ka vazhduar brenda për brenda policisë së Kosovës.

“Një prej sfidave është edhe ripërtërija e policisë së Kosovës, dihet se e kemi një moshë goxha të shtyrë të policisë, përveç moshës edhe ruajtja e kuadrove të veçanta sepse tregu sot është goxha i hapur dhe ofron kushte shumë më të mira sesa brenda policisë dhe do të synojmë që cilat janë ato mundësi që të ruajmë kuadrot e veçanta brena policisë me qëllim që mos ta braktisin policinë e Kosovës. Sivjet kemi pasur minus 87 zyrtarë policorë dorëheqje, vitin e kaluar minus 50… kemi pasur një rritje të vogël të dorëheqjes gjë që është një trend që ka vazhduar brenda për brenda policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

(Kosova Sot Online)