Nagavci: Në qershor nis testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 13:21
Nagavci: Në qershor nis testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se në qershor të vitit të ardhshëm do të nis testimi i mësimdhënësve për pagë më të lartë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Jemi në proces të udhëzuesit që do të bëjë realizimin dhe jemi në bashkëpunim me Shqipërinë, synimi është që nga qershori ta fillojmë testimin e mësimdhënësve për licencë të avancuar”, është shprehur Nagavci.

Ajo ka thënë se beson që mësimdhënësit nuk janë kundër këtij testimi.

“Unë besoj që mësimdhënësit nuk janë kundër kësaj, e do të jenë të suksesshëm në këtë. E unë nuk besoj që është mirë që SBASHK-u të dalë në krahë të mësimdhënësve që mund të kenë probleme”, është shprehur Nagavci.

(Kosova Sot Online)