Szunyog: E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 14:14
Szunyog: E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar Strategjinë e re për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Përshëndes miratimin nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planit të Veprimit. Strategjia është e rëndësishme për kthimin dhe riintegrimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nevojë për një zgjidhje finale për akomodimin e tyre dhe për zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të të gjitha komuniteteve”, shkroi Szunyog.

(Kosova Sot Online)