Kështu duket Xhamia e Madhe në fazën e ndërtimit në të cilën ndodhet për momentin

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 14:24
Kështu duket Xhamia e Madhe në fazën e ndërtimit në të cilën ndodhet për momentin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, mirëpriti në punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë Necmeddin Bilal Erdoganin, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton BIK-u, myftiu Tërnava, pasi i shprehu mirëseardhje mysafirit, e njohu më pas atë me ecurinë dhe zhvillimin e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Tërnava e falënderoi Erdoganin për vizitën dhe për mbështetjen e shtetit turk, gjegjësisht fondacionit “Dijanet” në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)