Kurti: Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka, kur ka konsum më të lartë ka edhe faturë më të lartë

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 15:14
Kurti: Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka, kur ka konsum më të lartë ka edhe faturë më të lartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRRE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat.

E për çdo ankesë të qytetarëve, Kurti ka thënë se adresat e vetme janë KESCO dhe ZRrE.

Sipas tij, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.

“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRRE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”.

“Nëse ka konsum më të lartë vjen fatura më e lartë dhe natyrisht se ju e dini që ata që kanë kursyer i keni shpërblyer dhe tash kanë pajisje efiçente me mijëra familje, andaj kush ka dyshime se ju ka fry fatura, KESCO dhe ZRrE është adresa”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)