Vdes Dick Marty i cili e akuzoi UÇK’në për trafikim me organe

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 16:04
Vdes Dick Marty i cili e akuzoi UÇK’në për trafikim me organe

Të enjten në moshën 78-vjeçare, ka vdekur ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e ish-këshilltarit të shteteve Dick Marty. Ai ka qenë anëtar i dhomës së vogël nga viti 1995 deri në vitin 2011. FDP shpreh ngushëllimet më të thella për të afërmit e tij”, shkroi partia.

Në vitin 2010, Marty publikoi një raport mbi trafikimin e supozuar të organeve në Kosovë që implikonte UÇK-në.

Për shkak të kësaj, Marty kishte thënë se i është bërë një atentat nga Serbia. Ai kishte qenë është nën mbrojtje të lartë policore për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç kishte thënë në një intervistë për median zvicerane “RTS”, më 10 prill 2022, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.

Ai kishte akuzuar autoritetet zvicerane se “nuk kanë ndërmarrë asnjë hap apo veprim diplomatik me Beogradin”, në lidhje me situatën në të cilën është gjendur.

Marty ka thënë se më 18 dhjetor, 2020, ka pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore.

(Kosova Sot Online)