Lavrov: BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 18:01
Lavrov: BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Rusia pretendon se Bashkimi Europian po i bën shantazh Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut”, u shpreh ministri i jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, në një intervistë për median Rusia24. 

Kryediplomati rus përsëriti retorikën e zakonshme se perëndimi po tenton të përsërisë skenarin e Ukrainës të vitit2014 për të përmbysur lidershipin edhe në Beograd.  

“Perëndimi u përpoq të shantazhonte Serbinë duke i lënë dy zgjedhje: t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë ose të përballet me një grusht shteti”, u shpreh Lavrov. 

(Kosova Sot Online)