Murati: A e dini se sot kanë dalë pagat e muajit dhjetor për sektorin publik?

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 19:21
Murati: A e dini se sot kanë dalë pagat e muajit dhjetor për sektorin publik?

Se sot kanë dalë pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, ka njoftuar ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka apeluar që do të festohet me produkte vendore.

Sipas tij do të ishte mirë që të japim një kontribut në forcimin e ekonomisë.

”Festoni me produkte vendore! Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve.  Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë”.

“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani. Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Murati në Facebook, të enjten. 

(Kosova Sot Online)