Tamar Ziv: Ju uroj të gjithëve suksese të vazhdueshme në vitin e ri

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 19:45
Tamar Ziv: Ju uroj të gjithëve suksese të vazhdueshme në vitin e ri

Me rastin e festave të fundvitit, ambasadorja e shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv,  ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka uruar përmes një postimi në platformën “X”.

”Me rastin e festave të fundvitit, dua të falënderoj edhe një herë të gjithë miqtë e mi në #Kosovë, në të gjitha institucionet shtetërore, në qeveri, opozitë, medie, shoqëri civile, si dhe qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe miqësinë. Ju uroj të gjithëve shëndet, begati dhe suksese të vazhdueshme në vitin e ri. Pres me padurim thellimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe mes qytetarëve tanë. L’chaim! Gëzuar! Živeli!”

(Kosova Sot Online)