Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 20:13
Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë

Dy ligjvënës serbë thanë se do t’i japin fund grevës së urisë, përmes së cilës kërkonin anulimin e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 17 dhjetor, por tre anëtarë të tjerë të listës opozitare “Serbia kundër dhunës” vazhdojnë protestën e tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy deputetë të parlamentit serbë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiq, njoftuan më 28 dhjetor se do t’i japin fund grevës së urisë pas këshillimit të mjekëve.

Veselinoviç njoftoi në platformën X, se ai dhe Grujiç u dërguan në spital.

Jemi mirë. Mos u shqetësoni. Ne ende nuk e kemi përfunduar grevën e urisë. Por me këshillën e mjekëve, do ta bëjmë sot,” tha Veselinoviç.

(Kosova Sot Online)