“Njihni Kosovën ose grusht shteti”, Lavrov pretendon se BE po shantazhon Serbinë dhe Vuçiq

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 08:14
“Njihni Kosovën ose grusht shteti”, Lavrov pretendon se BE po shantazhon Serbinë dhe Vuçiq

Rusia pretendon se Bashkimi Europian po i bën shantazh Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq.

“BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut”, u shpreh ministri i jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, në një intervistë për median Rusia24.

Kryediplomati i Putinit përsëriti retorikën e zakonshme se perëndimi po tenton të përsërisë skenarin e Ukrainës të vitit2014 për të përmbysur lidershipin edhe në Beograd. “Perëndimi u përpoq të shantazhonte Serbinë duke i lënë dy zgjedhje: t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë ose të përballet me një grusht shteti”, u shpreh Lavrov.

Ministri rus pretendoi se Bashkimi Europian nuk do të ketë një të ardhme të ndritur.

(Kosova Sot Online)