Sot nënshkruhet marrëveshja me vlerë 13.2 milionë euro

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 08:19
Sot nënshkruhet marrëveshja me vlerë 13.2 milionë euro

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja e nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me vlerë 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, udhëheqësja e Sektorit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën gjermane Vera Baumann, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” Arsim Fetahu.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në objektin e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)