Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e dy personave

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 09:21
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e dy personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave, të cilët dyshohen për përfshirje në një rast vjedhje e rëndë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur me 5 gusht të këtij viti në Fushë Kosovë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e rëndë që ka ndodhur me datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)