Hovenier: Normalizimi Kosovë-Serbi mbyllet me njohje reciproke

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 11:49
Hovenier:  Normalizimi Kosovë-Serbi mbyllet me njohje reciproke

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se partneriteti dhe miqësia në mes të SHBA-së dhe Kosovës mbetet e fortë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka numëruar edhe arritjet e përbashkëta në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori amerikan ka thënë disa fjalë edhe për dialogun Kosovë-Serbi si një prej çështjeve që ka marrë shumë kohë dhe energji.

Ambasadori amerikan ka thënë se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi.

(Kosova Sot Online)