Arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 12:03
Arrestohet personi i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës

Është arrestuar personi i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të enjten policia publikoi fotografinë e të dyshuarit, ndërsa sot ka njoftuar se ka arrestuar atë

“Më datën 29.12..2023 hetues policor nga stacioni policor në Prizren përmes rrugëve operative dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet (hetohet) në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)