Plagoset me armë zjarri një person në këtë vend

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 13:55
Plagoset me armë zjarri një person në këtë vend

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Fier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Fierit dhe paraprakisht dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Po sipas të dhënave paraprake të gazetares, dyshohet se i plagosuri është konfliktuar me një patrullë policie, e cila ndodhej në zonë për të bllokuar trafikun, për shkak të një koncerti që po zhvillohej në qendër.

Dyshimet janë se personi në fjalë, në rrethana momentalisht të paqarta është qëlluar nga një prej efektivëve të patrullës.

Të dhënat janë paraprake dhe më shumë detaje pritet që të kemi në vijim.

(Kosova Sot Online)