Viti: Gjetën portofolin me mbi 1 mijë euro në të, qytetarët e dorëzojnë në Polici

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 14:32
Viti: Gjetën portofolin me mbi 1 mijë euro në të, qytetarët e dorëzojnë në Polici

Dy persona e kanë gjetur një portofol me para dhe dokumente sot në Viti, ku edhe e kanë dorëzuar në Stacion Policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës thotë se sot rreth orës 12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor në Viti dy qytetarë dhe deklarojnë se në rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një Portofol me 1030 euro si dhe dokumente personale.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin që i kishte humbur Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetur portofolin. Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët që i kanë kthyer Portofolin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

(Kosova Sot Online)