Më 30 dhjetor ushtarët italianë do të mbajnë ushtrime në Ujman, do të përdoren edhe anije

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 15:15
Më 30 dhjetor ushtarët italianë do të mbajnë ushtrime në Ujman, do të përdoren edhe anije

KFOR ka njoftuar se ushtarë italianë që janë në kuadër të KFOR-it do të kryejnë trajnimet vjetore në Komunën e Zubin Potokut përkatësisht tek Diga e Ujmanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ushtrimi do të mbahet më 30 dhjetor, dhe në këtë aktivitet të ushtrisë italiane do të përfshihen edhe anije italiane me qëllim që të plotësohen kërkesat e specifikuara të trajnimit të ushtarëve.

“Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale-Lindje është të ruajnë në mënyrë të paanshme një siguri dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)