Raportohet për grabitje të armatosur në një pompë derivataesh në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 15:28
Raportohet për grabitje të armatosur në një pompë derivataesh në këtë vend të Kosovës

Raportohet se mëngjesin e sotëm në pompën ‘Stella Petrol’ në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një person i dyshuar nën kërcënimin e armës dhe i maskuar ka kërcënuar punëtorin e kompanisë dhe ka marrë paratë e pazarit ditor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e viktimës, i cili ka deklaruar se i dyshuari është larguar nga aty me shpejtësi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje e armatosur’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

(Kosova Sot Online)