Dodiku: Jam i gatshëm ta shpallë pavarësinë e Republikës Serbe

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 16:25
Dodiku: Jam i gatshëm ta shpallë pavarësinë e Republikës Serbe

“Nëse Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt përpiqet të vendosë Ligjin mbi pronën, Republika Serbe menjëherë do të shpallë pavarësinë”, ka thënë kryetari i enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë Millorad Dodik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online.

Ai në një intervistë për televizionin në shërbim të tij, “RTRS” ka thënë se “Republika Serbe nuk do të jetë e papërgatitur, por do të shpallë pavarësinë menjëherë dhe pa shkrepur asnjë plumb”.

“Sot patëm një takim të madh përgatitor për një situatë të tillë”, ka thënë Dodik. Ai ka thënë se ka informacione se Schmidt do ta vendosë ligjin në janar.

“Nëse ai këtë e bën në cilën do ditë në orën 5 të pasdites, le ta konsiderojë se ne në orën 11 e kemi mbajtur Kuvendin dhe kemi shpallur pavarësinë. Dhe kjo do të thotë pavarësi në gjithçka – një sistem i ri financiar dhe një territor nën kontrollin e Republikës Serbe. Nuk do të pengojmë kalimet dhe lëvizjet”, haptas ka kërcënuar Dodiku.

Ai ka pretenduar se “Republika Serbe nuk ka ndërmend të ndërtojë as mur kinez, as kalime të vështira kufitare me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, përveç nëse nuk detyrohet”.

“Ne nuk presim që dikush nga Federata e BeH të bëhet aq trim dhe të sulmojë Republikën Serbe, sepse në rrethana të tilla, ne do të dimë se si do të veprojmë. Pres që EUFOR të qëndrojë në vijën midis entiteteve dhe të parandalojë kontaktet”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)