Kurti e pranon publikisht: S’më ka ardhur ende fatura e dhjetorit

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 18:53
Kurti e pranon publikisht: S’më ka ardhur ende fatura e dhjetorit

Pas ankesave të shumta nga qytetarët për shtrenjtimin e energjisë, kryeministri Albin Kurti është pyetur sot rreth faturës së rrymës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se nuk i ka ardhur ende fatura e rrymës për muajin dhjetor.

“S’më ka ardhur ende fatura e dhjetorit, ky është Telekomi, jo KEK-u e keni parasysh”, tha Kurti.

Ai sot bashkë me ministren, Artane Rizvanolli kanë vizituar Telekomin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)