Ja kush thotë: Shpresojmë që s’do të na vjen puna të dalim prapë në protesta

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 20:35
Ja kush thotë: Shpresojmë që s’do të na vjen puna të dalim prapë në protesta

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri shpreson që Qeveria e Kosovës do të ia realizojë 14 kërkesat e tyre në janar.

Kjo pasi sipas tij, nuk do të dëshironte që përsëri t’iu vijë puna që të dalin në protestë.

“Nuk dëshirojë që të na vije puna, të dalim në rrugë edhe njëherë për kërkesat tona, për arsyeje se së pari vlerësojmë që jemi institucion i sigurisë, mbajmë rend, qetësi publike, mbrojmë edhe integritetin e vendit dhe nuk duam që ajo asnjëherë të keqkuptohet, apo të keqpërdoret nga dikush, sepse edhe po të protestojë policia, cenimi i sigurisë në vend nuk bëhet aspak, sepse të gjithë janë të gatshëm në çdo vend, kohë të veprojnë aty ku janë…”, tha ai.

(Kosova Sot Online)