Qerkini: Mos të na vajtojnë, por të zbardhin fatin e personave të zhdukur

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 20:40
Qerkini: Mos të na vajtojnë, por të zbardhin fatin e personave të zhdukur

Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur e ka vlerësuar vitin 2023 si më të keqin ndonjëherë sa i përket çështjes së personave të zhdukur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Për neve mjerisht një vit kurrë më i keq jo. As vendorët as ndërkombëtarët nuk e kanë kryer detyrën që e kanë marrë”, ka theksuar Qerkini në magazinën “Info Plus”.

Ai ka thënë se është premtuar se do të punojë grupi punues, se do të punojë Komisioni qeveritar, që do të gjenden varrezat masive, se do të rinovohet Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe se do të bëhet edhe një ligj përmes të cilit do të përkrahen familjarët e personave të pagjetur, por që sipas tij nuk është bërë asgjë.

(Kosova Sot Online)