Detaje nga gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 22:21
Detaje nga gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë

Raportohet se një person është plagosur sonte në Gjakovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë, Sheremet Elezaj.

Ai bëri të ditur që gjendja shëndetësore e të plagosurit sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)