Ky është parashikimi i motit për dy ditët e fundit të këtij viti dhe dy javët e para të janarit

  • S.A /
  • 30 December 2023 - 07:36
Ky është parashikimi i motit për dy ditët e fundit të këtij viti dhe dy javët e para të janarit

“Mendimi për motin” ka njoftuar se çfarë moti do të mbajë në vend në ditët e fundit të këtij viti dhe dy javët e para të vitit 2024 . Sot do të ketë mot me më shumë vransira, e që lokalisht mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Vransira do të ketë edhe natën e Vitit të Ri, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ditën e shtunë kalojnë më shumë vransira mbi vend, që lokalisht edhe mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.  Ultësirave orëve të mëngjesit sërish kushte për mjegull.  Temperaturat minimale zbresin në -2C e 2C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 8C e 9C. Ditën e diel vazhdojnë të kalojnë vransira, por se nuk mungojnë edhe intervale me diell.  Natën e vitit të Ri, kalojnë vransira, kryesisht të larta.  Ditëve të para të 2024-ës paraqitet mot i ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell dhe lokalisht me të reshura shiu herë pas here.  Temperaturat në rritje, maksimalet deri në 10C e 11C, e minimalet në 4C e 6C”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, java e parë e vitit 2024, karakterizohet me mot më të butë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 12C e 13C.

“Parashihen edhe të reshura shiu, që për momentin duken më të shumta fundjavën e parë të vitit 2024.  Nga java e dytë, pas datës 8 janar, masa më të ftohta ajrore që po shtrihen mbi pjesë qëndrore të kontinentit, zbresin edhe nga rajoni ynë, duke zbritur temperaturat më afër vlerave mesatare.  Temperaturat maksimale shkojnë deri në 4C e 5C, e ato minimale zbresin në -2C e -3C.  Paraqiten mundësi edhe për të reshura dëbore, meqenëse edhe temperaturat do të jenë më të ulëta”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )