“Vdekje e dyshuar”, gjendet i vdekur një person në Shtërpcë

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 08:54
“Vdekje e dyshuar”, gjendet i vdekur një person në Shtërpcë

Një burrë është gjetur i vdekur dje në Berevcë të Shtërpcës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh, rasti është klasifikuar si “Vdekje e dyshuar”.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“VDEKJE E DYSHUAR – Fsh. Berevce, Shtërpcë 29.12.2023-17:25. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)