Mosmarrëveshja në trafik përfundon me nxjerrjen e armëve në Viti

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 10:30
Mosmarrëveshja në trafik përfundon me nxjerrjen e armëve në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, ku pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri një person, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.

“KANOSJE – Rr. Adem Jashari, Viti 29.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)