Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Klinë, rasti është duke u hetuar

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 11:11
Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Klinë, rasti është duke u hetuar

Një person ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të oborrit të tij në fshatin Gjurgjevik, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të oborrit të tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)