Maqedonci: Ushtarakë të trajnuar, ushtri me sisteme më moderne të armatimit ishte zotimi ynë, këtë e kemi përmbushur

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 11:55
Maqedonci: Ushtarakë të trajnuar, ushtri me sisteme më moderne të armatimit ishte zotimi ynë, këtë e kemi përmbushur

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke përmendur buxhetin e ndarë ndër vite nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se 204 milionë ishte buxheti i ndarë për ushtrinë gjatë vitit 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci ka shkruar në Facebook se pakrahasimisht me qeverisjet e tjera si buxhet e investime, sepse Forca e Sigurisë së Kosovës ka vëmendjen e plotë të Qeverisë.

“Ushtarakë të trajnuar, ushtri me sisteme më moderne të armatimit ishte zotimi ynë, këtë e kemi përmbushur. FSK, krenaria jonë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)